Saranda e Tropoja binjakëzohen. Bashkë për turizmin dhe ekonominë

Saranda dhe Tropoja dy qytetet më skajore të vendit tonë nënshkruan një marrëveshje binjakëzimi me njëra-tjetrën.Të dy kryetarët e bashkive respektive, Stefan Cipa i Sarandës dhe Agron Demushi i Bajram Currit nënshkruan akt marrëveshjen, e cila konsiston në fusha të ndryshme socio-ekonomike mes dy qyteteve.Për kryebashkiakun sarandiot, Çipa ky është binjakëzimi i parë që është realizuar ndonjëherë mes dy pushteteteve vendore, ndërsa Agron Demushi, kryetari i bashkisë së Bajram Currit shprehu emocione të vecanta për këtë marrëveshje.Marrëveshja e binjakëzimit parashikon disa fusha konkrete bashkëpunimi, si në atë të mjedisit, ekonomisë, sporteve e kulturës, alternimit të turizmit detar me atë malor, si dhe shkëmbime të eksperiencave në fushën e administrimit të qyteteve.