Nishani shton të ardhurat, Basha shet shtëpinë e bashkëshortes, Koka më i pasuri në Ministra

Tiranë- Zbardhen deklaratat e pasurisë së Presidentit Nishani dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Familja presidenciale përfiton 12 mijë euro nga qiraja e një dyqani në Durrës. E vetmja lëvizje në pasurinë e Bashës është shitja e apartamentit të bashkëshortesTë ardhurat e Presidentit të Republikës dhe bashkëshortes së tij kanë njohur rritje gjatë dy viteve 2012-2013. Sipas deklaratës së pasurisë rezulton se llogaritë bankare të Presidentit të Republikës janë shtuar nga interesat, të ardhurat nga paga, shpërblimet, dietat e udhëtimeve, apo qiraja e një dyqani në qytetin e Durrësit.Vlera më e madhe në pasurinë e Presidentit është ajo prej 12 mijë eurosh, që familja presidenciale ka përfituar nga qiraja e dyqanit në qytetin e Durrësit. Por krahas të ardhurave, Nishani deklaron se ka shpenzuar rreth 16 mijë euro në vit për shkollimin e fëmijëve të tij.Po ashtu, Presidenti ka shpenzuar edhe për kredinë e apartamentit të banimit, për të cilin thotë se paguan një këst prej 733 eurosh në muaj, ndërsa në vitin 2012 duhet të shlyente mbi 100 mijë euro. Ndërsa deklarata e pasurisë për vitin 2013 tregon se Presidenti duhet të paguajë 62 mijë euro kredi për të shlyer përfundimisht pagesën e apartamentit.Por ndryshe nga Presidenti që ka patur lëvizje të ardhurash në llogaritë e tij bankare, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka raportuar asnjë lëvizje në llogaritë bankare.Basha ka deklaruar pagën e tij dhe të bashkëshortes si të ardhura për vitet 2012-2013 si dhe shumën prej 10 milionë e 450 mijë lekë. Këto para sipas kreut të opozitës janë përfituar nga shitja e apartamentit të bashkëshortes së tij në Tiranë.Sa u përket ministrave të kabinetit “Rama”, shikohet se një nga më të pasurit është ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili është përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në kabinet.Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim rezulton së bashku me bashkëshorten një biznesmen ndërtimi me prona të shumta, aksione në kompani dhe apartamente gjithashtu të nxjerra në shitje.Për sa u përket aksioneve në kompani, të tilla deklaron se ka edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por që shton se 51 për qind të aksioneve në kompaninë INTECH+sh.p.k. i ka shitur në momentin e marrjes së detyrës.Marrë nga MAPO