Peshkopi, fshati me shtëpia luksoze por pa ujë dhe pa rrugë
Fshati "Era-Bar" në Komunën Maqellarë të rrethit të Dibrës, vetëm 7 km larg qytetit të Peshkopisë , në pamje të parë duket si një fshat turistik, por e vërteta është ndryshe.E gjithë pamja të rrek të shohësh shtëpi të reja të bukura, dhe kjo në sajë të kontributit të emigrantëve. Për banorët e gjithë kjo panoramë zvenitet në muajt Korrik-Gusht, për shkak të mungesës së ujit vaditës në këtë fshat.Edhe pas ardhjes së demokracisë dhe zgjedhjes së drejtuesve vendorë, asnjë prej tyre nuk i ka mbajtur premtimet, shprehen banorët . Të gjendur vetëm 300 metra larg rrugës nacionale Peshkopi-Tiranë, " të zotët" e fshatit "Era-Bar" shfaqin pakënaqësi edhe për infrastrukturën rrugore, e cila prej kohësh ndodhet në mëshirë të fatit.Ndërkohë banorët njëzëri kërkojnë nga pushteti lokal , marrjen e masave të menjëhershme për vendosjen e 2 km tube ujë, për të siguruar ujin vaditës, si dhe shtrimin e rrugës për tu lidhur me atë nacionale.