Lezhë, marshim kundër abortit, nisma nga kisha katolike
Marshim për të kundërshtuar abortin dhe për t’i thënë po jetës. Aborti kundërshtohet nga kisha dhe një fushatë kundër këtij fenomeni është ndërmarrë në Lezhë pikërisht nga përfaqësuesit e kishës.I realizuar nga përfaqësues të kishës Katolike e cila e kundërshton një veprim të tillë nisma kishte për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për vlerën e jetës dhe mëkatin e abortit.“Nuk jemi në këtë marshim për të gjykuar njerëzit, por për të treguar shenjën e dashurisë dhe mëshirën e zotit për ata njerëz që priren ndaj abortit.”Kështu është shprehur në fjalën e saje Kimete Klenja përfaqësuese e levizjes për jetën.Klenja ka shtuar se rastet e aborteve janë shqetësuse në vendin tonë, ndaj ndermerren edhe manifestime te tilla.Por për përgjegjësin e maternitetit të Lezhës Pjeter Meci, aborti nuk është në shifra shqetësuese në këtë qytet, si dhe ka rikujtuar se një veprim i tillë mbrohet me ligj për rastet kur rrezikohet shëndeti i gruas.Besimtaret katolikë të Lezhës janë lutur për një vetendërgjëgjsim më të madh të qytetarëve, ndërsa kanë shpalosur pankarta të shumta pro mbrojtjes së jetës së fëmijeve të palindur.