Korçë, Inspektoriati i Mjedisit e Pyjeve aksion për prerjen e paligjshme të pyjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2014, 10:33
Korçë-Inspektoriati i Mjedisit dhe Pyjeve ka ndërmarrë një aksion për prerjen e paligjshme të pyjeve.Aksioni është përqëndruar në fshatin e thellë të Arzës në rrethin e Devollit dhe në fshatin Dardhë.Deri tani janë sekuestruar mbi 400 metër kub dru, ndërkohë që aksioni kundër prerjes së paligjshme të pyjeve do të vijojë edhe me tej në të gjithë zonën e Dardhës, por edhe në zonat e tjera.Aksioni i Inspektoriatit të Mjedisit dhe Policisë Pyjore bëhet për të mbrojtur shfrytëzimin e pyjeve nga prerjet e paligjshme.