Korçë, ish-prefekti Andrea Mano zgjidhet kryetar i PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2014, 22:32
Korçë - Andrea Mano do të jetë kreu i ri i Partisë Demokratike në Korçë, gjatë zhvillimit të proçesit ditën e sotme është shpallur fitues kundrejt kandidatit tjetër me 330 vota pro.Mano ka ushtruar më parë funksionin e Prefektit, post të cilin e dorëzoj në shtator të vitit 2013, ku në atë kohë deklaroi se ishte emëruar si përfaqësues i PD-së dhe nuk mund të vazhdote detyrën nën drejtimin e qeverisë së majtë.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë ditës së sotme mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Elbasan. Nga qyteti I Elbasanit, kreu i PD-së theksoi se situata e rëndë ekonomike, pasiguria për jetën dhe pronën, cënimi i standardeve demokratike është ajo që ofron mazhoranca sot, larg propagandës.