Policë të Kosovës e Shqipërisë patrullojnë bashkë Rrugën e Kombit

Nga 1 Korriku deri më 31 Gusht, Rruga e Kombit do të patrullohet nga efektivët e Policive Rrugore të Shqipërisë dhe Kosovës. Drejtuesit kryesor të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë kanë nënshkruar sot marrëveshjen e përbashkët për patrullimin në këtë segment rrugor gjatë sezonit veror në territorin e Shqipërisë.Marrëveshja është nënshkrua në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, nga drejtorët e përgjithshëm të dy policive, Shpend Maxhuni dhe Artan Didi të shoqëruar nga stafet e tyre.Dy krerët e policive kanë deklaruar se një marrvëshje e tillë, e zbatuar edhe në vitet e kaluara ka qenë mjaft efikase dhe ka dhënë rezultate të kënaqshme si në sigurinë në qarkullimin rrugor, shkëmbimin e përvojave, apo edhe në parandalimin e ngjarjeve aksidentale."Është një sezon që ka një fluks të shtuar të mjeteve dhe ne jemi të përgatitur por jemi dhe të interesuar që t'u krijojmë të gjithë lehtësitë e nevojshme pushuesve që vijnë nga Kosova, turizmi që vijnë nga Kosova për të krijuar të gjitha ato lehtësirat e nevojshme që i duhet t'i krijohen turistëve në përgjithësi, pushuesve në përgjithësi për të  kaluar ditët e tyre të pushimeve, për ti ardhur në ndihmë në çdo rast që mund të kenë", u shpreh Didi."Tashmë ky aktivitet është një aktivitet tradicional i cili prej disa vite ka filluar dhe mbi bazën e vlerësimeve që dy policitë e dy shteteve kanë bërë ka rezultuar se ka treguar suksese në shumë fusha, mbi të gjitha në fushën e qarkullimit rrugor", deklaroi MaxhuniMarrëveshja e patrullimeve të përbashkëta është zbatuar për disa vite me radhë dhe ka të bëjë me menaxhimin më efikas të fluksit të madh të shtetasve të Kosovës, që I drejtohen bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet apo fundjavat gjatë verës në vendin tonë.