“Ura e Shkinës”, fshihet pluhuri i harresës për monumentin 700 vjeçar
Ura e Shkines një monument 700 vjeçar në Lezhë është rikthyer në identitet. Pastrimi nga vegjetacionet të cilat e kanë mbuluar plotësisht dhe vendosja e sinjalistikes orientuese për identifikimin e kësaj ure janë hapat e pare të ndërmarrë për rikthimin e interesit të turisteve dhe vizitorëve, ndërsa shpresohet për mbështetje financiare për rikonstruksionin e plotë të ktij monumenti.Përgjegjësi i Drejtorise Rajonale të Kulturës kombëtare për Lezhën Paulin Zefi tregon për rëndësin që mbart ky objekt inxhinierik i shekullit të 12.Etapa e parë për preëantimin e këtij monumenti kulture është realizuar falë një mbështetje private.Si ky monument i rëndësisë së veçantë në Zadrimë të Lezhës numërohen edhe një sërë të tjera por mungesa e vëmendjes nga ana e institucioneve përkatëse ka bërë që ato t’i mbulojë pluhuri i harresës.