Kurbin, shiu i verës i shfaros fermën, Alimadhi: 200 mijë euro dëm, duhet nisur nga e para
Kurbin - Biznesmeni Alfred Alimadhi mendoi ca kohë më parë, të investojë në bujqësi duke marrë me qera 100 ha tokë bujqësore në fushat e Kurbinit dhe të punësojë edhe disa banorë të zonës, mirë, ajo që ai nuk e mendoi ishte se do dështonte pikërisht nga shiu i verës!Po, shiu i verës shkaktoi të tillë përmbytje sa e çoi dëm tërë projektin "Alimadhi" dhe planet e tij, ndërsa kanalet kulluese të bllokuara i dhanë edhe dorën e fundit.Por, kurajoz dhe u guximshëm, biznesmeni po tenton t’ia nisë nga e para që të sigurojë prodhimin e dytë nga mbjelljet, pas reshjeve, meqënëse këto ditë kushtet për plugimin e tokave janë të favorshme. Megjithatë, jo të gjitha kulturat mund të mbillen, pasi është pak vonë.Për mikrofonin e “Ora News”, Alimadhi tregoi se kërkon të zvogëlojë sadopak humbjen, pasi rreth 200 mijë euro tashmë janë "mbytur" për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese.Ndërsa humbja është tejet e madhe për këtë njeri, i cili i është përkushtuar bujqësisë, janë ngritur dhe komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkatuara nga përmbytjet, që ende nuk kanë vizituar ndonjë fermë.Gjithashtu, pavarësisht asaj ç'ka ndodhi, nga Bordi i Kullimit nuk është marrë asnjë masë për të ndërhyrë, si në disa fshatra të tjerë, për hapjen e kanaleve kulluese.Si rrjedhim, Alimadhi i bën apel strukturave vendore dhe qëndrore për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet pak ditë më parë, në fermën e tij në Kurbin, në të cilën ka humbur jo vetëm investimi i tij, por edhe djersa e të punësuarve të atjeshëm.Oranews.tv