Hapja e negociatave, Merkel: Varet nga Shqipëria, kohë dhe reforma

Gjermani- Hapja e negociatave kërkon kohë dhe reforma. Kështu ka deklaruar gjatë një konference për shtyp, kancelarja gjermane Angela Merkel, teksa iu referua Shqipërisë pas marrjes së statusit të vendit kandidat.“Do ketë një proces hap pas hapi. Vendi duhet të kryejë një numër hapash para se të mund të flasim për hapje të negociatave të anëtarësimit. Është një proces i gjatë. Vendi hodhi një hap përpara me statusin e kandidatit. Hapja e negociatave varet vetëm nga progresi i vendit në reforma”, tha Merkel.Merkel është pyetur mbi qëllimin e organizimit të konferencës për Ballkanin Perëndimor në fund të muajit gusht në Berlin.Ajo ka theksuar se për Gjermaninë është shumë i rëndësishëm fakti që të ruhet perspektiva europiane për vendet ballkanike dhe të shikohet përpara.