"Brazili " digjet në Fushë Krujë-Tiranë

Fushë Krujë-Një zjarr i madh ka përfshirë një restorant në rrugën Tiranë-Fushë Krujë. Ka qenë ora 02:00 pas mesnatës së 29 qershorit kur restoranti është përfshirë nga flakët .Flakët kanë shkrumbuar të gjithë lokalin i cili mban emrin “Brazili".Restoranti ishte në pronësi të shtetasit Islam Tali dhe pronari i kishte venë këtë emër pasi ishte një tifoz i çmendur i Brazilit.Ndonëse në vendngjarje shkuan katër zjarrfikëse ka qenë e pamundur shuajra e flakëve duke u shkrumbuar gjithçka. Dëmet janë të konsiderueshme ndersa po punohet për shkaqet e rënies së zjarrit në lokalin e njohur, i cili ishte ngritur prej 1991.Ndërkohë në Brazil ku vazhdojnë ndeshjet e Botërorit 2014, Brazili fitoi ndeshjen me Kilin.