Pas statusit, Rama: Do e bëjmë Shqipërinë. Europa të bjerë në sevda

Tiranë- Dhënia e statusit kandidat Shqipërisë nuk e ka bashkuar politikën shqiptare. Kryeministri Rama organizoi një pritje në pallatin e brigadave, ku mungoi kreu i shtetit Bujar Nishani por edhe lideri i Opozitës, Lulzim Basha. Meta dhe Rama i kërkuan Opozitës të bashkëpunojë dhe kujtuan se shqiptarët para besimit fetar që kanë, besojnë te Europa.Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Rama deklaroi se marrja e statusit kandidat nuk mund të formalizohej asnjëherë pa dinamikën e qeverisë së re. Kryeministri theksoi se shqiptarët mbeten një nga popullit që kanë dhënë kontributin e tyre për paqe në Ballkan dhe më gjerë, ndërsa shtoi se kanë vuajtur jo pak nga paragjykimi i Europës si një vend mysliman.“Ky nuk është një vend mysliman, por një vend evropian,. Jo vetëm Shqipëria. Por shqiptarët, kanë qenë dhe mbeten besimtarët e Evropës në Ballkan jemi të tërë si shqiptar aleat të palëkundur, ku Shqipëria nuk ka pushuar së qeni një faktor paqe e stabiliteti. Ky është viti i parë pa asnjë konflikt në Ballkan. Shqiptarët kanë rrezatuar gjithmonë forcën e arrest evropian. Mjafton të shohësh sot, shqiptarët mbeten garant të paqes në rajon, edhe pse marrëveshja e Ohrit dhe marrëveshjet e tjera nuk respektohen nga të tjerët, ashtu si shqiptarët. Kjo ka marrë përmasat e një legjende urbane, nën emrin tonë. Kjo është problem si në çdo vend që drejtësia është larg të bërit drejtësi. A thua se kjo tokë është vendlindja e krimit global?! Ky duhet të jetë prioritet i qeverisë, por i mbarë popullsisë. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë shumë më tepër respekt. Nuk po përpiqem që ti ngrenë shqiptarët në piedestal, por po mundohem të them se sa asketen ka”-tha Rama, duke mos harruar tu urojë edhe njëherë muajin e shenjtë të Ramazanit besimtarëve myslimanëShqipëria duhet të intensifikoj marrëdhëniet me rajonin, theksoi Rama, duke shtuar se askush në BE nuk mund të mbyllë sytë përballë plotësimit të kërkesave.“Jam për Evropën e bashkuar. Shqipëria dhe shqiptarët, duhet të jenë kudo. Përpos akuzave dhe kritikave, ky popull duhet të respektohet më shumë deri më sot, për atë që i ka dhënë Evropës për këto kohë për rreth 20 vite. Paqja e shumëkërkuar nuk duhet të tretet në mes të injorancës. Askush në BE nuk mund ti kërkohet të mbyllin sytë përballë plotësimit të kërkesave. Ndaj të harrojmë se në këtë proces do na fal ndonjë gjë, ndaj askush s’do na tërheq. Kjo s’mund të ndryshojë dhe nuk është as në interesin tonë të na ndihmojë. Se do ishte sikur të na jepte ndonjë diplomë, që s’do kishte vlerë. Duhet të intensifikojmë marrëdhëniet me rajonin, pjesë e axhendave tona.”-shtoj më tej Rama.Duke pranuar se rrugë e vështirë na pret përpara në procesin e integrimit, Rama shprehu bindjen se me shumë punë dhe përpjekje mund ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend që Europa mund të bjerë në ‘sevda’.“Ne besojmë se krijimi i një vetëdije të plotë të Bashkimit Europian, si detyra të shtëpisë, janë vetëm njëra anë e medaljes. Kjo përbën një domosdoshmëri, jo vetëm për fatin, por krijimi i kësaj vetëdije. Këtu më lejoni të qëndrojë tek ana jonë e medaljes, ne kemi humbur shumë kohë. Kemi mbajtur shumë rraqe të vjetra, dhe kështu kemi lënë shumë boshllëk mes rajonin dhe vetës. Dua të ndaj me ju një eksperiencë personale. Gjatë kësaj mësuam shumë. Unë mësove ndër të tjera, se me ide të reja, kurajo, këmbëngulje, që deri dje më është dukur e pamundur. Ne mund ta bëjmë Shqipërinë një vend që na e ka falur zoti, një vend që Europa mund të bjerë në ‘sevda’. Ndaj, shumë faleminderit që të gjithëve”tha ai.(Video: Ja se çfarë tha Rama në pallatin e Brigadave)Të pranishëm në ceremoni ishin i gjithë kabineti i Ministrave, kryparlamentari Ilir Meta, deputetë të parlamentit shqiptar, ish-presidenti Rexhep Mejdani, zv/kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ambasadori i Bashkimit Europian Clive Rumbold, përfaqësues të medias etj, ndërsa krahas mungesës së opozitës u vu re edhe mosprezenca e kreut të shtetit, Bujar Nishani.Meta: Për shqiptarët dielli lind nga perëndimi“Për ne shqiptarët dielli lind nga perëndimi”. Kështu e ka cilësuar gjatë fjalës së tij kreu i Kuvendit, ilir Meta, marrjen e statusit kandidat për BE-në.“Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur që të bëhemi pjesë e BE, ndaj do apeloja për një bashkëpunim për të fituar kohën, për të ecur më shpejt, drejt realizmit drejt një sfide madhore, për tu anëtarësuar në BE. Dje ishte një hap dhe mesazh i mirë i opozitës,e cila mori pjesë në një takim për Reformën Territoriale. Kjo do e çonte Shqipërinë, drejt një vendi evropian”-tha Meta.Gjosha: Fituam një sfidë me veten, beteja për të arritur Europën vazhdonMinistrja e Integrimit, Kladja Gjosha, tha se me marrjen e statusit të vendit kandidat, Shqipëria ia doli të fitojë një betejë me veten, ndërsa beteja dhe sfida për të arritur Evropën vazhdon, me më shumë forcë e vendosmëri se kurrë më pare.“Marrja e statusit, mbylli një etapë dhe na ngarkon me një përgjegjësi madhore për të çuar përpara këtë proces, për të qenë më pranë Evropës me ritme më të shpejta.Në 24 qershor, Shqipëria ia doli me meritë dhe dinjitet të kapërcejë këtë hap të rëndësishëm. Statusi i vendit kandidat duhet të shihet si një shtysë motivuese, si një sinjal e udhërrëfyes për të gjitha reformat e domosdoshme që i shërbejnë transformimit të vendit, shoqërisë sonë.Që të vijojë me sukses, procesi i integrimit evropian, nuk e njeh gjuhën e përjashtimit. Ka nevojë për të gjithë shqiptarët, sepse Evropën të jeni të bindur nuk do të na e dhurojë askush! Duhet ta ndërtojmë brenda vetes, brenda vendit tonë. Duhet së pari të mendojmë si evropianë, të jemi të përgjegjshëm, të jetojmë në një shtet demokratik e të sigurt evropian! Të gjitha këto nuk mund t’i bëjë askush për ne. Duhet angazhimi më maksimal për t’i thënë njëherë e përgjithmonë “JO” korrupsionit, drogës dhe krimit të organizuar, këto plagë që për vite me rradhë nuk e kanë lënë vendin të qëndrojë me kokën lart.Në të gjithë këtë rrugëtim prej disa dekadash, Shqipërisë nuk i ka munguar për asnjë çast ndihma e partnerëve të saj ndërkombëtarë. Gjej rastin t’i falenderoj sërish që ditën të vlerësojnë pa rezerva progresin e Shqipërisë, vizionin e qeverisë për të vendosur procesin e integrimit si Prioritetin Kombëtar më të rëndësishëm ku çdo reformë, masë dhe iniciativë zhvilluese është vënë në funksion të tij. Për ta mbyllur, do doja të theksoja se me marrjen e statusit të vendit kandidat, Shqipëria ia doli të fitojë një betejë me veten. Tani më shumë se asnjëherë nuk duhet të ulim ritmin, nuk duhet të ndalemi, sepse beteja dhe sfida jonë për të arritur Evropën vazhdon, me më shumë forcë e vendosmëri se kurrë më parë!”Bushati: Përgjegjësia jonë, të përmbushim detyrat për të hapur negociatatMinistri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se përgjegjësia e Shqipërisë, pas marrjes së statusit të vendit kandidat është të përmbushë detyrat që e presin për të nisur negociatat për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian."Dhënia e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë është një lajm i mirë për Ballkanin perëndimor. Sfidat me të cilat është përballur Ballkani janë më të vështira se ato që përballet zgjerimi. Një falënderim të veçantë do i shkonte Austrisë, dhe shumë vendeve të tjera, si Bullgarinë, Rumaninë, ashtu siç bënë dhe vendet e Evropës Iberikë, vendet Skandinave. Secili në mënyrën e tyre, si promotor i kauzës tonë. E gjithë kjo nuk do ishte e mundë nëse nuk do e kërkonte populli shqiptar, ndaj përgjegjësia jonë është të përmbushim besimin dhe detyrat ndaj tyre".