VIDEOLAJM/Çudira nga Lazarati, hoxha thërret Ezanin rreth tymit të hashashit

Lazarat- Çudirat nga fshati i Lazaratit nuk kanë të sosur. Banorët e besimit mysliman në fshhatin e drogës jo vetëm kanë qëndruar imunë ndaj saj në kohën kur shumica e bashkëfshatarëve të tyre e mbillnin sheshit, por ata nuk janë shkëputur asnjë sekondë nga predikimi i islamit, edhe gjatë “orëve të luftës” pas ndërhyrjes së policisë.Në një video të publikuar në portalin online “Almakos”, shihet qartë një hoxhë nga Shkupi, Bekir Halimi, teksa thërret Ezanin nga Qendra e Lazaratit. Ajo që bie më tepër në sy është se në sfond duken vatra të tëra zjarri duke u djegur hashashi, si dhe tymi që dilte vazhdimisht.Po kështu në video nuk mungon dhe prezenca e uniformave blu, të cilët e shoqërojnë me prezencën e tyre hoxhën deri në mbarimin e Ezanit.Ezani është thirrja e cila përdoret për të shpallur kohën e faljes së Namazit. Dhe thirrja e hoxhës në këtë rast për lazaratasit ishte kjo:All-llahu është më i madhi Nuk ka zot përveç Allahut Muhammedi është i dërguar i All-llahut Eja në namaz Eja në shpëtim Namazi është më i mirë se gjumi All-llahu është më i madhi All-llahu është i vetmi Zot