Biznesi i madh: Të merren masa ndaj krimit, kërcënim për investitorët
Tiranë- Politika duhet të marrë masat e duhura në përgjigje të akteve kriminale në vend. Shqetësimi vjen nga Konfindustria, e cila kërkon nga institucionet shqiptare të zbardhin sa më shpejt vrasjen e bankierit Artan Santo dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore vrasësit.“Konfindustria shpreh keqardhjen e thelle per humbjen tragjike te ndjerit z. Artan Santo dhe i paraqet ngushellimet e sinqerta familjes dhe te afermeve te tij. Konfindustria i kerkon institucioneve te shtetit shqiptar te zbardhin sa me shpejt ngjarjen dhe te vene para pergjegjesise ligjore doresit dhe mbi te gjitha mendjet e aktit kriminal. Konfindustria vlereson, se kriza globale ka pershpejtuar daljen ne siperfaqe dhe shperthimin e te gjithe problematikes shqetesuese te menyres se ndertimit dhe funksionimit te deritashem te sistemit ekonomik, politik dhe institucional te vendit, qe shfaqet deri ne veprimet e skajshme kriminale sikur rasti i fundit.Vendimarrja politike duhet te ndergjegjesohet dhe te marri masat e duhura te perballjes ne afatgjate me kete realitet te ri dhe te veshtire per Shqiperine perpara se te jete vone edhe per vete ate” thuhet në deklaratën për mediat.Sipas biznesit të madh, vrasja ne menyre publike e te ndjerit, Artan Santo, eshte shprehje e hapur e sfides, qe krimi ka kohe po i ben shtetit ligjor, duke e vene kete te fundit para nje guri prove te veshtire.Pasojat, nese ngjarja nuk zbardhet me profesionalizem dhe sa me shpejt, thekson Konfindustria, rrezikojne te lekundin besimin e investitoreve te vendit dhe te huaj per te punuar ne Shqiperi si edhe te besimit te qytetareve te shpresa per te krijuar nje sistem demokratik te qendrueshem.