Ambasadori bullgar dënon vrasjen e Santos: Akt i shëmtuar, drejtësia ta zbardhë
Korçë- Vrasja e biznesmenit, Artan Santo, është një akt i shëmtuar. Kështu e ka cilësuar ngjarjen e rëndë, Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Dirmitar Arnaudov.Nga qyteti i Korçës, ambasadori bullgar është shprehur se është i sigurt se drejtësia do të zbardhë ngjarjen në lidhje me vrasjen e biznesmenit Santo.“Nuk jam në dijeni të këtyre veprimeve kriminale. Sigurisht që është një akt shumë i shëmtuar, por jam i sigurtë se kjo është detyrë e institucioneve të Shqipërisë për tu gjetur shkaqet e kësaj ndodhie dhe jam i sigurt se nuk ka asnjë lidhje me marrjen e statusit kandidat” tha ai.Ambasadori Arnaudov ka uruar qeverinë për statusin kandidat të Shqipërisë. Arnaudov tha se statusi është një vlerësim që KE i bëri vendit për punën e bërë muajt e fundit, porse tani Shqipëria ka akoma një punë të vështirë dhe rrugë të gjatë për të bërë.Ai përmendi këtu Bullgarinë, të cilës iu desh të punojë për 8 vjet që të bëhej anëtare me të drejta të plota në BE.