Ambasada e SHBA vlerëson 3 shoqata të LGBT, Arvizu: Lufta ndaj homofobisë e ndërlikuar

Tirana-Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vlerësuar tre shoqata që kanë dhënë kontribut për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT në Shqipëri. Në një ceremoni të veçantë ambasadori, Aleksandër Arvizu, i ka shpërndarë çmimet “Act Now” organizatës Aleanca PINK Embassy dhe ProLGBT. Diplomati amerikan u shpreh se lufta ndaj homofobisë është e ndërlikuar, pavarësisht se në Shqipëri janë bërë shumë përparime vitet e fundit.“Sot po shpërndajmë cmimet “Act Now” për tre persona që kanë luftuar për të drejtat e komunitetit të LGBT dhe kundër homofobisë.Vitet e fundit janë bërë mjaft përparime por përsëri kjo mbetet një çështje e ndërlikuar për Shqipërinë .Janë hedhur hapa sidomos në drejtim të rritjes së ndërgjegjes së shoqërisë dhe diskutimit të kësaj çështjeje. Kemi pasur fatin se qeveria që iku po edhe ajo që erdhi kanë mbështetur këtë çështje dhë mund të them që ka qenë e vetmja temë për të cilën kanë rënë dakort.Të drejtat e LGBT janë të rëndësishme dhe duhet të zbatohen pasi bëjnë pjesë tek të drejtat e njeriut dhe nuk përbëjnë kërcënim apo sëmundje thjesht janë bindje të ndryshme .Shprehim përkushtim për t’ju mbështetur edhe në të ardhmen”tha ai.Tre përfaqësuesit e organizatave falenderuan Ambasadën ameriakne për mbështetjen e dhënë për kauzën e tyre në mbrojtje të njerëzve që kanë bindje të ndryshme seksuale.