Atentat ndaj nënkryetarit të Graçanicës, policia shmang tragjedinë
Një përbërje eksplozive është larguar të hënën në mbrëmje në pjesën e pasme të veturës zyrtare “Shkoda Octavia”, të nënkryetarit të Graçanicës, Igor Aritonovic, ndërsa pas intervenimit të shpejt të policisë, është evituar tragjedia.Kryetari i Graçanicës, Bojan Stojanovic i ka thënë radio KIM se diçka e dyshimtë në veturë është lajmëruar nga punëtori i sigurimit të një lokali në Graçanicë, ku krerët e komunës së Graçanicës kishin organizuar pritjen e Vitit të Ri.“Dy të rinj i kishin thënë punëtorit të sigurimi të lokalit se kanë vërejtur një mjet të dyshimtë në detyrën e zëvendësit tim. Kemi reaguar menjëherë dhe e kemi thirr policinë e cila me shpejtësi ka intervenuar dhe e ka hequr mjetet shpërthyes. Më pas ata i kanë kontrolluar të gjitha veturat tjerat në afërsi”, ka thënë Stojanoviç.