Shkodër, LSI feston 1 vjetorin e fitores në zgjedhje. Çela: Puna jonë kulmoi me statusin

Shkodër- Lëvizja Socialiste për Integrim dega Shkodër ka festuar 1 vjetorin e fitores në zgjedhjet e 23 qershorit.Përmes një feste ku ishin të ftuar anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike në Shkoder, Pukë dhe Malësi e Madhe, deputeti Agron Çela falenderoi çdo përkrahës të LSI-së, që sollën një vit më parë ndryshimin.Qarku i Shkodrës ishte një ndër surprizat e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, pasi për herë të parë pas 24 vitesh, e majta doli shumicë dhe LSI mori një deputet.Festa e kësaj force politike zgjati për disa orë me radhe dhe për anëtarët e saj u premtua angazhim më i madh në 3 vitet vijuese të qeverisjes.