Plazhi i Currilave “kujtim”, mbeturinat dhe ujërat e zeza, i janë mbivendosur rërës

Durrës-Plazhit të Currilave, i njohur ndryshe si plazhi i durrsakëve, vetëm emri i ka mbetur i tillë. Nga një plazh piktoresk, dikur nga më të bukurit në vend dhe i denjë për tu konkuruar me vendet fqinje, tashmë është kthyer në një vend ku vështirë se mund të përmendet fjala turizëm.Qytetarët durrësakë dikur ndër frekuentuesit më të mëdhenj të plazhit të currilave, shprehin trishtim për gjendjen e tij sot.Nga sa flasin edhe pamjet, përveç komenteve të qytetarëve që janë dhe ata që e prekin më nga afër këtë realitet dhe ky sezon do të rezultojë një dështim për turizmin këtë sezon.