Lezhë, socialistët festojnë të ndarë. Të zhgënjyerit: Nuk u mbajtën premtimet

Lezhë-Socialistët lezhjanë e kanë festuar këtë përvjetor të ndarë nga njëri-tjetri, ku tashmë brenda tyre janë shfaqur edhe pakënaqësitë e para për mënyrën se si po qeveriset vendi.Ish-kandidati për deputet i kësaj force politike në zgjedhjet e 23 qershorit, Eduart Ndocaj, u shpreh se kjo forcë politike nuk ka arsye që të festojë pasi ka mashtruar qytetarët dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim të fushatës zgjedhore të vitit 2013-të.Ndërkohë në ceremoninë festive të organizuar në Shëngjin me anëtarë e themelues të Partisë Socialiste deputeti i zones, Arben Noka, vlerësoi arritjet e qeverisë, të cilat tha ai kulmohen me marrjen e statusit.Partia socialiste dhe koalicioni i saj festoi edhe në Shkodër 1 vjetorin e fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, që solli të majtën në pushtet.