Basha:Statusin që nisi PD ta gëzojmë jo gjatë, se tani duam anëtarësimin

Tiranë – Kryetari i opozitës shqiptare Lulzim Basha ka përshëndetur sot, marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria duke vënë në dukje se “është fundi i një rrugëtimi që nisi 5 vjet më parë, me aplikimin nga qeveria e Republikës së Shqipërisë për anëtarësimin e plotë të vendit në BE.”Më pas, duke falenderuar në radhë të parë, ambasadorët e vendeve të BE-së, për angazhimin tyre frytdhënës, iu është drejtuar shqiptarëve me fjalët:“Uroj që lajmi i shumëpritur që morëm sot, të na shërbejë për të kuptuar se tashmë “steka” është ngritur më lart, se nga gjithsecili prej nesh pritet më shumë e veçanërisht nga politikëbërësit e vendimmarrësit”.Më tej, Kryetari i PD-së e ka vlerësuar rekomandimin që Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së ka bërë sot për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, pasi, tani është hequr çdo pengesë për vulosjen përfundimtare nga shefat e tyre, krerët e qeverive dhe vendeve në mbledhjen e së enjtes.Në përfundim, Basha e ka mbyllur fjalën e tij me një urim të veçantë: “Ta gëzojmë statusin, jo për shumë gjatë shpresoj, se tani sfida është të hapen negociatat për anëtarësim në BE!”ar.sh/Oranews.tv