RENEA gjen snajperin e saj të '98-ës, kur çliroi biznesmenët e marrë peng nga lazaratasit

Lazarat – Forcat RENEA kanë gjetur sot në Lazarat,snajperin e saj që kishte mbetur në Lazarat që pas aksionit të fundit kryer në këtë fshat, në vitin 1998, për të çliruar disa biznesmenë të marrë peng nga lazaratasit me gjithë maunet e tyre.Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kontrollit të territorit dhe ambienteve në kuadër të operacionit të ndërmarrë në Lazarat, Forcat RENEA kanë gjetur snajperin e këtyre forcave, që gjatë një operacioni shumë të vështirë të zhvilluar nga forcat RENEA dhe FNSH në shtator të vitit 1998, pas një shkëmbimi zjarri, kishte mbetur në fshatin Lazarat.Operacioni ishte ndërmarrë për lirimin e disa biznesmenëve, që ishin marrë peng së bashku me maunet e tyre dhe ishin dërguar në fshatin Lazarat.Gjatë atij operacioni mbetën të plagosur disa punonjës policie, 4 prej tyre në gjendje më të rëndë: tre punonjës të forcave RENEA dhe 1 punonjës i FNSH Dragot, që u dërguan me helikopter për kurim të specializuar në Janinë.Sot forcat RENEA në disa ambiente të ndryshme, gjetën pjesë të këtij snajperi, si tytën e prerë, kambalecin, shulin ku është i stampuar dhe numri i serisë së snajperit, krehërin me 10 fishekë, pjesë të ebanitit të qytës, qytën dhe rripin e snajperit anglez 7.62 mm, që u përkiste këtyre forcave.ar.sh/Oranews.tvfoto 10(Mbajtësja e snajperit)