Statusi, Vasili: Arritje e merituar, për reformat mazhoranca dhe opozita "krahë për krahë"
Deputeti i LSI-së Petrit Vasili, në një dalje për mediat, e cilësoi si një arritje të merituar prej kohësh marrjen e statusit, ndërsa kujtoi se nga ky moment vjen përgjegjësia e lartë për reformat e pandalshme të cilat kanë lidhje me rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit.Vasili theksoi se reformat kërkojnë mazhorancën dhe opozitën së bashku, “krahë për krahë”.“Përgjegjësia e lartë që na rrjedh nga ky moment, është që ato reformat ë pandalshme, ajo puna e palodhur që shoqëron një vend që hyri në rrugën e Europës duhet të na bashkojë të gjithë , në mënyrë që reformat, të cilat kërkojnë mazhorancën dhe opozitën së bashku, krahë për krahë. Në mënyrë të veçantë ato reforma që kanë lidhje me rrugëtimin tonë që na pret për anëtarësim në BE”, tha ai.Më tej, Vasili shprehu falenderimin për komisionerin Stefan Fyle, për të gjithë ministrat e Jashtën të vendeve anëtare, Komisionin Europian dhe gjithashtu Presidencën greke për militimin e fortë ndaj vendit tonë."Ne duhet të falenderojmë me zemër ministrat e jashtëm të të gjithë vendeve që morën vendimin për Shqipërinë. Është momenti për të falenderuar Komisionin Europian dhe spikat në mënyrë të veçantë roli i Stefan Fyle, i cili me këmbëngulje dhe besim ishte i bindur se Shqipëria do e arrinte këtë gjë. Një falenderim dhe për Presidencën greke e cila militoi fort në pozicionin që kishte për fitimin e statusit kandidat. Ky status është një njohje legjitime e të gjitha arritjeve të Shqipërisë në vite. Falenderimi dhe merita shkon për të gjithë ata që bën të arrijmë në këtë fazë të re, si projekti i çdo shqiptari, ne sot ndihemi më të motivuar se kurrë. Kjo është një arritje e cila është merituar prej kohësh për gjithçka që shqiptarët kanë bërë për ta fituar këtë pozicion të ri të veçantë në raport me Europën. Sot jemi në një fazë të re, por tashmë duke e parë Europën dhe duke i parë europianët dhe ata ne me një sy tjetër. Është një gëzim që i bashkon të gjithë dhe nuk ndan kërkënd. Shuan kufijtë e politikës dhe është vendi për të dyzuar që të gjithë, mazhorancë e opozitë. Është natyrshëm një suskes i cili do mbete i skalitur në historinë e Aleancës për Shqipërinë Europiane. I ra fund ankthit të një pritje shpresë dhënëse, duke na prurë në këtë moment të ri i cili na vendos përpara përgjegjësive të reja dhe punëve të reja, por me një moral të ri dhe me një dinjitet të ri”.e.k/oranews/online