Gjosha: Statusi vetëm fillimi, reforma administrative dhe në drejtësi, me rëndësi
Menjëherë pas vendimit të Bashkimit Europian se Shqipëria merr statusin e vendit kandidat, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e ka quajtur këtë si fillimin e një rrugëtimi të gjatë.Në konferencën që ajo zhvilloi bashkë me kryeministrin Rama u shpreh se reformat administrative territoriale dhe ajo në drejtësi janë shumë të rëndësihme për të vazhduar me tej rrugën drejt integrimit.Gjosha nuk la pa përmenduar edhe opozitën, por edhe të gjithë ata që kanë kontribuar në procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.“Është një punë e mdhe e bërë jo vetem nga qeveria por e gjithë shqiptarëve të cilët kanë vënë një gur në këtë proçes.Falenderoj vendet anëtarë që i dhanë Shqipërisë mesazhin më të mirë për të vazhduar me tej në bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës për të ndërmarrë reformat e mëtejshme.Falenderoj Parlamentin, institucionet e pavarura, Komisionin e Integrimit Europian, opozitën në veçanti, ambasadat kudo që ndodhen, mbi të gjitha edhe median.Asnjë punë e jonë nuk do ishte apsqyruar pa praninë e mediave.Që nga sot fillon një barrë e madhe për të ecur përpara në procesin e integrimit. Statusi është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë.Dy reformat kërkojnë një mbështetje shunmë të madhe pa të cilat nuk mund të ecim dot përpara. Reforma administrative dhe ajo e drejtësisë.Projekti europian funksionon dhe aspirate e shqiptarëve por e gjithë Ballkanit përëndimor do të kthehet në realitet", u shpreh Gjosha.