Berat, gropat “pushtojnë” rrugën kryesore,qyteti i UNESCO-s larg turizmit elitar

Berat- Rruga kryesore dhe e vetme e qendrës së qytetit të Beratit, prej vitesh është lënë pas dore dhe duket se për këtë nuk shqetësohet askush.E konsideruar si një nga zonat e veçanta historike ku objektet e kultit ndodhen në të, kjo është jo vetëm qendra e qytetit, por dhe rruga e vetme e kalimit të mjeteve për në pjesën tjetër të qytetit.E ndërsa, vendorët synojnë zhvillimin e zonës nëpërmjet turizimit historik, pamjet tregojnë se qyteti i Beratit është ende larg qyteteve që mund të ofrojë turizëm elitar. Nga ana e Bashkisë pretendohet se kjo pjesë rruge është në projektet e saj, ndërkohë që qytetarët thonë se ka vite në këtë gjendjeGjithë rruga e sheshit të quajtur “Agjensia”, ndodhet e shkatërruar në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e saj. Gropat e mëdha si pasojë e mos investimeve nxjerrin ujë në sipërfaqe, ndërkohë që kalimtarët e mjetet kalojnë me shumë vështirësi.