Kurbin, myslimani rindërton rrugën e kishës: Jemi vëllezër dhe kisha është turistike
Kurbin -Një emigrant vendas ka investuar për të shtruar rrugën e kishës së Shën Mëhillit në fshatin Mal i Bardhë, pasi vendi i kishës konsiderohet i shenjtë nga banorët, që e ruajnë me fanatizëm, megjithëse 95% e tyre janë myslimanë.Emigranti quhet Ramazan Veseli dhe është nga Miloti Kurbinit. Ai e ka vlerësuar shumë kontributin që vetë banorët kanë dhënë për kishën shumëvjeçare, për ta rikonstruktuar disa vjet më parë dhe kjo e ka nxitur që të kontribuojë edhe ai, duke investuar në rrugën e destinuar për në objektin e kultit.“Jam rritur me malbardhësit," - shprehet ai, - "ne jemi vëllezër dhe e vetmja gjë që mund të beja për ta ishte kjo. Pasi mora vesh që ishte bërë një kishë në Malin e Bardhë dhe rruga ishte e keqe, vendosa të vija me eskavator këtu që ta pastroja dhe rregulloja rrugën, për të ndihmuar njerëzit që të kishin mundësi të vinin deri tek kisha me makinat e tyre. Iu bëj thirrje edhe emigrantëve të kontribuojnë," - shtoi ai.Kisha e Shën Mëhillit shërben edhe si vend pelegrinazhi për zonat përreth e më gjerë, duke bërë që banorët e fshatit Mal i Bardhë ta shohin atë si një burim për tërheqjen e vizitorëve vendas e të huaj.Oranews.tv