Terminali Multimodal i Tiranës, Basha: 0 lekë nga taksapaguesit shqiptar

Kreu i Bashkisë Lulzim Basha gjatë prezantimit të Terminalit Multimodal të Tiranës deklaroi se ky terminal i kushton 0 lek qytetarëve të Tiranës dhe taksapaguesve shqiptar.“Projekti mund të filloj menjëherë pasi këshilli bashkiak të bëjë të mundur hapjen e procedurave të koncesionit dhe përgjigia është: ky terminal i kushton taksapaguesve të tiranës, taksapaguesve shqiptar, qytetarëve të Tiranës 0 lek. Fizibiliteti i lartë ekonomik dhe financiar, zbatueshmëria e lartë përmes fazave të projektit, interesi i madh i partnerëve dhe korporatave”.Gjatë fjalës së tij Basha tha se ky terminal bën të mundur shërbimin për 60 mijë pasagjerë, me 5 platforma treni dhe3 platforma tramvaji nga hyrja e qytetit deri tek “Nënë Tereza”.“Terminali që paraqesim sot, bëm të mundur 340 vendparkime, 5 platforma treni, 3 platforma tramvaji të linjës nga terminali në hyrje të qytetit e deri të Nënë Tereza, bën të mundur shërbimin për 60 mijë pasagjerë në fazen e tij fillestare dhe ka kapacitet për t'iu shërbyer 220 mijë pasagjerëve në kapacitetin maksimal të parashikuar deri ne vitin 2035, një projekt për dekadat që vijnë”, tha ai.Bashafoli gjithashtu për avantazhet e këtij projekti për shëndetin e qytetarëve. Sipas tij zhduken përgjithmonë përbërësit e rrezikshëm për sistemin e frymëmarrjes.“5-6 dioksiid karboni dhe mijra litra grimcash, apo përbërësisht të tjerë tepër të rrezikshëm për sistemin e frymëmarrjes, të vogëlushve, të moshuarëve, qytetarëve, nuk do emëtohen më në atmosferën e qytetit”, tha ai.Me grimca ironie për pyetjen e mëvonshme, “ku janë lekët”, Basha tha se ky terminal arrin vlerën e 41 milion euro .“ Vlera e projektit të përllogaritur në total, 41 milion euro. Norma e brendëshme ekonomike e kthimit 26% e lartë dhe tërheqëse, si për aspektin financiar 17.2%, për ata që do investojnë këtë projekt. Sa do të kushtoj ky projekt, kjo është një pyëtje shumë e rendësishme, sepse pas kësaj vjen pyetja ku janë lëkët.Prezantimi i projektit të Terminalit Multimodal të Tiranës, vjen në çastin kur Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.