Lezhë, Paulin Marku kreu i ri i PD, ish-ushtaraku i karrierës fiton me 154 vota
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2014, 18:22
Lezhë-Paulin Marku është kreu i ri i Partisë Demokratike për rrethin e Lezhës.Pas balotazhit të arritur në raundin e parë të votimit në raundin e dytë Marku ka arritur të fitojë përballë ish kreut të Partisë Demokratike për qytetin e Lezhës, Pashk Ndoci.Ish-ushtaraku i karrierës, Paulin Marku, ka marrë 154 vota nga 298 persona që kanë marrë pjesë në votim.Pas zgjedhjes si kreu i ri i PD-së Marku ka deklaruar se do të punojë fort që prane kësaj force politike të ketë anëtarsime të reja, kjo duke bashkuar të gjithë faktorët me qëllim që kjo forcë politike të dalë fituese në zgjedhjet lokale të viti 2015-të.