Bregu: Vendimi i vonuar, negociatat nuk bëhen me parcela

Një vendim të vonuar dhe pritur prej kohësh, e ka cilesuar vendimin e sotem për marrjen e statusit të Shqipërisë, ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. E ftuar në Ora News ajo deklaroi se qeveria Rama duhet të vlerësojë punën e bërë nga opozita dhe sipas saj ky proces nuk bëhet me parcela e segmente."Një vendim i pritur prej kohësh, në ditë të vonuar. Ky vendim do të ishte një mrekulli të ishte bërë në dhjetor dhe gjatë këtyre muajve të kërkonim përgjegjshmëri nga qeveria për negociatat. E vërtëta është që detyrimet ishin plotësuar nga ne. Vonesa e bëri këtë datë, përveç gëzimit, të na krijojnë mundësinë që të shohim me shumë vendosshmëri atë që do ndodh më pas”, tha ajo.Ky proçes nuk bëhet me parcela, ne në krahë të qeverisëBregu tha se opozita do të jetë në krahë të qeverisë, si një opozitë jo si ajo e djeshmja.“Nuk e kam për herë të parë këtë që them sot, ky nuk është një një proçes që bëhet me segmente dhe parcela, këtu nuk ka as parcela ime, as jotja. Ne do të jemi në krahë të qeverisë, për çdo sfidë që e bën këtë process një process që i çon shqiptarët atje ku ata duan të jenë , në ëndrren e tyre që në mënyrë subkoshiente e kanë shpallur që në fillim te demokracisë”, tha bregu më tej."Kjo mazhorancë nuk ka fatin te kete në krahë një opozitë si ajo e djeshmja që t’i vëjë shkoponjtë nën rrota. Ndaj besoj që topi për të konsideruar keet prosc të arire është shumë në doren e mazhorancës. Opozita do jetë ne krahtë më mazhorancë, nuk ka vendim me të mire për nje opozite sesa të jetë përballe".“Jam e bindur që nuk mund të ndahet ky proces, nuk mund të ndahet në një process ku meritat janë të një pale. Mazhorancës së sotme i takon të vlerësoj jo vetem kontributin e 8 viteve të qeverisjes sone, por i takon te ushtroj vullnetin e mazhorancës për të ofruar dhe për t’i dhënë mundësi zhvillimit të dialogut politik konstruktiv. Nuk besoj se kërcënimet, ndarja, dhënia e mesazheve që janë në të kundërt të asaj që kërkohet sot ne konkluzionet e këshillit , pra për të ndërtuar nëj dialog të qëndrueshem politi,k janë ato që e cojnë këtë process përpara”.E ftuar në Ora News ajo deklaroi se qeveria e sotme duhet të vlerësoj punën e bërë nga opozita. Bregu sfidë të mazhorancës konsideroi hapjen e negociatave, të cilën e quajti hapin më të vështirë.“Sfida dhe vështirësia më e madhe do të jetë hapja e negociatave. Kjo është një sfidë, në raste se statusin qeveria e gjeti te kryer, sfida që ka sot është hapja e negociatave. Kjo nuk do te jete e lehte, pro do arrihet me vullneti politk. Periudha e provës së qeverisë ka nisur sot”, tha ajo.Dialogu politik të kthehet në shina normaleNdërsa përmendi 5 prioritetet që duhen përmbushur, ish-Ministrja e Integrimit tha se ky do të jetë testi i vetëm për të kuptuar se sa e bashkuar është politika.“Ky proces mund të ecë përpara duke qënë axhenda kombëtare e të gjithë shqiptarëve. Nëse ndodh kështu çdo shqiptar do e shoh veten anëtare të BE. Askush nuk na ka dëmtuar më shumë se ne veten. Duhet urgjenttisht të kthejmë dialogun politikën në shinat normale, gjë që kalon përmes një proçesi sfidash që BE i ka përcaktuar shumë qartë, nëpërmjet atyre që i ka quajtur 5 prioritete. Ato janë testi për të kuptuar sa realisht politika bashkohet në procesin europian dhe jo vetëm”.ek/oranews/online