Gëzojeni statusin, por zbuloni se ç’na fshehin ata që për 2 dekada u bënë sundimtarë

Një lajm i mirë nga Brukseli! Pritej dhe erdhi më vonë nga çdo vend tjetër dikur në standardin tonë, ndaj nuk ka shumë vend për shampanjë!Falenderime politikës? Absolutisht jo. Qytetarët pa pushtet kanë meritë, ata dhe vetëm ata.Evropa ka meritë që na qëndroi pranë edhe kur e refuzuam!Politika jonë aty ka qënë prej 24 vitesh, të njëjtët! Kanë ndryshuar rolet, ndonjëherë në pushtet, ndonjëherë në opozitë, por janë të njëjtë dhe kanë përgjegjësi për shanset e humbura, përfshirë atë të integrimit.Dikush sot e krahasoi lajmin me dhjetorin ‘90! Kur nisi Lëvizja Studentore, dy njerëz nuk ishin në Shqipëri, më pas erdhën për te mos ikur më, por shumë prej dhjetoristëve u larguan për të mos u kthyer ende!Në Bruksel edhe sot ftohemi të reflektojmë, këtu ende mitingu vazhdon në rrjetet sociale, në konferenca shtypi dhe në deklarime populiste! A e meritojmë? A do mundohemi të ndryshojmë? A do reflektojmë dot nga gabimet? A jemi të gatshëm të duam shtetin më shumë se partinë dhe vendin më shumë se udhëheqësin e radhës? A mund të sillemi më pak folklorikë dhe më shumë evropianë? Sepse rruga është ende e gjatë.Më 1990, kur aspiruam Evropën ishim djem të rinj, sot jemi prindër me thinja dhe ende vetëm kandidatë, pra diku nga mesi i rrugës.Ndaj miq gezojeni, por ju lutem lexojeni shqip se çfare duhet të bëjmë, çfare kemi ende për të bërë dhe çfare "na fshehin" në Tiranë ata që për dy dekada erdhën në pushtet me premtime për t’u shërbyer qytetarëve dhe me rotacion e konsensus, u bënë sundimtarë mbi qytetarët!