Shkodër, policia hap në veri frontin e ri 'antikanabis', digjen mbi 2 mijë bimë

Shkodër – Ndërkohë që policia po spastron nga kanabisi, komunën e Lazaratit në jug të vendit, policia ka hapur një front të ri “antikanabis” në veri e pikërisht, në rrethin e Shkodrës.Të dhënat e fundit nga policia e këtij qarku njoftojnë se vetëm sot janë asgjesuar mbi dymijë rrënjë kanabis në 77 parcela të vetëm një komune, asaj Gur i Zi.Konkretisht, në fshatin Mazrek janë gjetur dhe asgjësuar 990 rrënjë ndërsa në Shpor, 1200 rrënjë dhe 100 kubikë, në të cilat ishte kultivuar “Canabis Sativa”; në total, 2100 rrënjë kanabis.Meqënëse në këtë zonë shpeshherë policia është gjendur përballë fakti se kanabisi mbillet në parcela pa pronar, hetimet janë shtrirë për të zbuluar kultivuesit, në kuadrin e një fushate që ka përfshirë tashmë gjithë Shqipërinë.