Debate për ligjin e planifikimit të territorit, Deputetët e shumicës: Të mbyllim njëherë legalizimet
Tiranë - Kur opozita ka shpallur bojkot për punimet e Parlamentit, oponencën e projktligjeve të qeverisë e ka bërë vetë mazhoranca. Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino, e ka cilësuar të nxituar ligjin e ri për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, që sipas tij duhet të kishte ardhur pas mbylljes së legalizimeve.“Unë e kam ndoshta edhe përsonale, qoftë me legalizimet, qoftë kthimet e pronave, duhet një afat konkret që të mbyllet përfundimisht, të shpëtojë Shqipëria, dhe të vazhdojë pastaj projektet e saj. Mos doni vallë që ky ligj i ri pavarsisht teknologjisë që ishte ligji i vjetër, duhet të vinte pasi ne të kishim afatin e fundit kohor së mbylljes së legalizimit”– tha Fino.Gjithashtu dhe deputeti i Levizjes Socialste për Integrim, Petrit Vasili, ka kërkuar që ndryshimet në këtë ligj të jenë të qarta dhe të qëndrueshme në kohë.“Pazbatueshmëria edhe për komisionin edhe për publikun duhet të bëhet akoma më e qartë. Pazbatueshmëria ku? Cili koncept është i pa qëndrueshëm, dhe ku? Cili koncept është pengues, dhe ku? Sepse pazbatueshmëria mund të marrë të njëjtin koncept me të ligjit, mund të akuzojmë se keni shkruar shumë mirë por sna keni dhënë asgjë të qartë. Ne këtu kemi të njëjtin hall që zoti Xhafa e solli dy herë dhe bëri mirë, të mos përsërisim sëmundjen e kaluar një herë” - u shpreh Vasili.Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglanti Gjermeni, gjatë prezantimit tha se këto ndryshimet synojnë ta kthejnë në kohë këtë ligj, duke e zhveshur dhe nga interest klienteliste. Gjithashtu ajo tha se ligji i ri parashikon prishjen dhe konfiskimin e të gjitha ndërtimeve pa leje në zonat ku ka plane zhvillimore. I gjithë ky diskutim nuk kaloi pa përplasje dhe debate mes deputetëve të mazhorancës.“Të gjitha autoritetet e planifikimit, qofshin ato në nivel qëndror , qofshin ato në nivel vendor, e kanë kërkuar disa herë rishikimin e ligjit, dhe hyrja në fuqi të ligjit të rishikuar sa më shpejt, sepse kishte kishte paralizuar punën e tyre” - tha Gjermeni.