Amerikanët restaurojnë ambulancën, Arvizu: Punët e vogla na bëjnë ndryshe

Tiranë – Personeli ushtarak i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, kryesuar nga Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu kanë marrë përsipër sot të restaurojnë qëndrën shëndetësore nr. 1 në kryeqytet.Ata kanë lënë për pak orë, angazhimet e tyre dhe kostumet zyrtare dhe vullnetarisht kanë nisur të lyejnë muret dhe kangjellat e të kujdesen edhe për kopshtin e qëndrës shëndetësore.Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj sëbashku me Ambasadorin Arvizu e kanë përshëndetur këtë akt.Beqaj ka gjetur rastin për të njoftuar se “Bordi i Guvernatorëve të Këshillit të Bankës së Këshillit të Europës miratoi një kredi të re prej 16 milionë eurosh me interesa të favorshme dhe 1.5 milionë euro grant për të fuqizur Kirurgjinë e Përgjithshme dhe rehabilituar spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSU.Programet do të vazhdojnë dhe në Korçë, Gjirokastër, Tiranë, ku po punojmë për të fuqizuar edhe Qendrat shëndetësore parësore,” – deklaroi ai.Ndërsa Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu , tha: “Ne duam të kemi marrëdhënie të mira me partnerët tanë. Në punën tonë duam të shënojmë një kthesë dhe kjo iniciativë e sotme nuk është gjë e madhe, por janë veprime të vogla që na bëjmë ne ndryshe.”Përveç kësaj qëndre shëndetësore, nisma të tilla vullnetare për mirëmbajtjen do të vijojnë edhe në të tjera institucione të tjera.ar.sh/Oranews.tv