Pukë, fillojnë punimet në rrugën e "vdekjes", Çela: Shumë shpejt do të ndërhyhet rrënjësisht

Shkodër - Deputeti i LSI në qarkun e Shkodrës, Agron Çela, i shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor të Veriut, Nikolin Dedvukaj, kanë inspektuar situatën në rrugët e rrethit të Pukës ku janë njohur me gjendjen e tyre në tërësi, ndërsa specifikisht u ndalën në aksin Fushë Arrëz - Gjegjan, i cilësuar si rruga e vdekjes.Atje po ndërhyhet për të kryer disa riparime imediate, por deputeti Çela premtoi se falë edhe angazhimit te ministrit të transportit Haxhinasto, shumë shpejt në këtë segment do të ndërhyhet rrënjësisht.“Segmenti i vdekjes, por ne realisht erdhëm gjallë dhe mirë. Ne shohim që kanë filluar sot punimet, normalisht këto janë punime rutinë, por gjithsesi kjo tregon se ne jemi afër realitetit”- tha Çela.Përveç rrugës së Gjegjanit, drejtori Autoritetit Rrugor të Veriut Dedvukaj tha edhe rruga e Rrapës është në vëmendjen e këtij autoriteti.Do të shohim mundësitë që ka shtetit për të realizuar këto investime. Do të planifikohet dhe kjo rrugë që të bëhet investimi, si gjithë qytetarët e tjerë edhe popullsia e kësaj zonë të qarkullojnë lirshëm në një rrugë sa më bashkohore”- tha Dedvukaj.Segmentet Fushë Arrëz - Gjegjan dhe Mirditë - Qafë Mali-Bajram Curri, janë dy arterie rrugore pjesë e invetarit te rrugëve në rrethin e Pukës, ndër 105 pikat e zeza të rrugëve të Shqipërisë.Kjo rrugë ju shërben mbi 10 mijë banoreve të këtij rrethi, dhe përgjatë këtyre viteve nuk ka njohur asnjë investim megjithë premtimet e shumta.