Gjykata e Lartë, Paloka: Rama kërkon të marrë “kalanë” e fundit, drejtësinë
Tiranë- Presidenti Nishani zhvilloi sot takime keshillimore me krerët e grupeve parlamentare për percaktimin e kritereve konkrete për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë.Kreu i grupit parlamentar te PD, Edi Paloka pas përfundimit të takimit me Presidentin tha se Rama po bën përpjekje për të marrë edhe "kalanë" e fundit që është drejtësia.Ai u shpreh se PD mbështet kandidaturat që do të propozojë presidenti duke u mbështetur në kriteret që janë, profesionalizimi, morali dhe paanësia politike.“Ne si PD i shprehëm mbështetjen Presidentit për të vazhduar rrugën ligjore dhe kushtetuese në propozimin e kandidaturave sic e dini ka një listë të gjerë më kandidatë që plotësojnë kriteret. Për PD kriterët janë profesionalizmi, morali dhe paanësia politike. Me kënaqësi vërejme që të njëjtat kritere ka ndjekur edhe Presidenti për kandidaturat. Ne do të mbështesim çdo kandidaturë që do të sjellë Presidenti, megjithëse shohim se PS dhe Rama ka vendosur të hedhë poshtë çdo kandidaturë te Presidentit. Pavarësisht kritereve ligjore të plotësuara Rama ka vendosur që edhe drejtësinë ta vendosë në dorën e tij. Të gjitha sulmet tregojnë se “kalaja” e fundit që do të marrë Rama është drejtësia", tha Paloka.“Pozicioni jonë është pavarësia e drejtësisë. Rama nuk do ta marrë këtë “kala” sepse ky do të ishte fundi i drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri. Rama që bërtet për drejtësine synon të ketë në dorë drejtësinë siç ka qenë dikur, kur në krye të gjykatave vendoseshin ministrant e PS apo edhe me keq, por kjo nuk do të ndodhë. Drejtësia nuk do të jetë ajo që liron djemtë e deputetëve të PS.”Ndërkohë Presidenti Nishani u takua edhe me krerët e grupeve parlamentare të PS, LSI, PDIU, dhe PR.