Lirohet kushuriri i 10- vjeçarit Çenga, u dyshua se mori hak mbi vëllanë e Zizës
Tiranë – Policia ka arrestuar dhe më pas e ka liruar, pas verifikimeve se rezultonte i papërfshirë, një person që u dyshua se vrau Saimir Zizën -vëllanë e të ashtuquajturit “mostra e Peshkopisë”, Shpëtim Zizës, dy ditë më parëAi ishte Fredi Çenga, djali i xhaxhait të vogëlushit 10-vjeçar të tortuar nga Ziza në vitin 2007; ai u kap mbrëmë nga forcat e Komisariatit nr.4 të Tiranës, por u lirua sot pasi hodhi tej dyshimet se kishte kryer vrasjen.Policia e kryeqytetit është duke hetuar për vrasësit e Saimir Zizës, që u godit me armë afër shtëpisë ku banonte, në rrugën “5 Maji” në Tiranë dhe vdiq një ditë më pas e pikërisht dje, në spital, për shkak të plagëve të rënda.Familja Ziza ka pretenduar se ishte larguar nga Peshkopia për shkak të hakmarrjes së familjes së fëmijës së vrarë, Besim Çengës dhe se kishte marrë kërcënime prej tyre.Familja Çenga me Zizën ishin fqinje me njera - tjetrën në Peshkopi deri në vitin 2007, kur Shpëtimi, atëherë 19 vjeç e ka mashtruar duke e ftuar të luajë me të, 10-vjeçarin Besim Çenga, të cilin e kishte dhunuar dhe mbytur në një përrua afër fshatit Tomin të Dibrës. Trupi i pajetë i vogëlushit u gjet 5 ditë pas zhdukjes, më 23 tetor 2007.Pas krimit dhe burgosjes së djalit, familja e Shpëtim Zizës ishte larguar nga Peshkopia duke u vendosur në Tiranë nga frika e gjakmarrjes, prej së cilës mendohet tashmë se u vra Saimir Ziza.Oranews.tv