Lazarat, pas heroinës, sekuestrohet edhe 1.3 kg drogë "çokollatë", në total 43 ton kanabis

Gjirokastër – Nga dita në ditë po rezulton se Lazarati nuk është vetëm simboli i hashashit, por edhe i drogave të rënda.

Njoftimi i fundit i policisë së shtetit flet për sekuestrim të një sasie prej 1.3 kg lëndë narkotike "çokollatë".Një lëndë narkotike kjo jo shumë e dëgjuar në vendin tonë, por burimet e policisë bëjnë të ditur se vlera e saj është shumë më e lartë dhe se heroina dhe kokaina.Kështu, pas sekuestrimit të rreth 8 kg heroinë, policia ka gjetur dhe sekuestruar dhe një tjetër drogë të fortë siç është lënda narkotike çokollatë.Gjatë gjithë operacionit të Policisë janë sekuestruar rreth 43 ton kanabis sativa.Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.Ora 19:05 Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.219 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 42 ton e 990.415 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.Janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë, si dhe 3 kg farë kanabis sativa.Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.Policia e Shtetit ka kontrolluar mbi 116 banesave dhe ambiente të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës.Gjatë kontrollit janë gjetur dhe asgjesuar rreth 3 ton 834.155 kg marijuanë dhe rreth 21.067 bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin,  1.3 kg lëndë narkotike çokollatë,3 kg farë kanabis sativa.Po ashtu   janë sekuestruar  44 armë zjarri automatikë e pushkë, 2 pistoleta,2 grantëhedhës, 1 antitank, 3 mitroloz të lehtë,  4 armë gjahu. Janë sekuestruar gjithashtu dhe 24 armë të djegura si: 1 granatëhedhës, 2 mitroloz, 20 automatikë, 1 pushkë,Gjatë operacionit janë gjetur gjithashtu 14.254 fishekë të llojeve të ndryshme, 87 granata, 162 kallëpë tritol, 26 predha granatëhedhësi, 150 ndezësa elektrik dhe një sasi tjetër e konsiderueshme, 97.3 ml fitil zjarrpërcjellës, 153 krëhra fishekësh.Janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 11 automjete,janë sekuestruar 11 targa automjetesh,6 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 18 gërshërë për krasitje kanabis, 1 pajisje për vakum ajri.Ora 15:38 Policia në operacionin që po zhvillon në Lazarat ka arritur të kontrollojë 91 banesa dhe ambiente të reja në brendësi të fshatit Lazarat ku janë gjetur dhe asgjesuar rreth 2 ton 636.955 kg marijuanë dhe rreth 19.167 bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.Janë sekuestruar gjithashtu dhe 12 armë të djegura si: 1 granatëhedhës, 2 mitroloz, 8 automatikë, 1 pushkë, 13.854 fishekë të llojeve të ndryshme, 87 granata, 162 kallëpë tritol, 26 predha granatëhedhësi, 150 ndezësa elektrik dhe një sasi tjetër e konsiderueshme, 57.3 m fitil zjarrpërcjellës, 152 krëhra fishekëshPo ashtu  janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 9 automjete, janë sekuestruar 11 targa automjetesh, 6 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 18 gërshërë për krasitje kanabis dhe 1 aparat kërkues floriri.
Ora 13:40 Policia e Shtetit ka kontrolluar sot mbi 59 banesa dhe ambiente të tjera në brendësi të fshatit Lazarat e tokave përreth tyre, ku janë zbuluar dhe asgjesuar rreth 1 ton e gjysëm marijuanë dhe rreth 15 mijë bimë narkotike kanabis sativa, 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë dhe 3 kg farë kanabis sativa.Po ashtu, ka sekuestruar edhe armë, si  34 armë zjarri automatikë e pushkë, 2 pistoleta,  2 granthedhës, 1 antitank, 3 armë gjahu.Po ashtu, janë zbuluar edhe 10 armë të djegura, si 1 grantëhedhës, 2 mitrolozë, 6 automatikë, 1 pushkë, 13.432 fishekë etj.Policia ka bllokuar 7 automjete, 6 pajisje presuese droge si dhe 1 aparat kërkues floririOra 12:00 Policia ka zbuluar sot, në lagjen "Toto", një arsenal të ri armësh në Lazarat, gjatë kontrollit të shtëpive dhe magazinave.  U zbuluan 7 kallashnikovë, granata dore, fishekë dhe dylbi. Kontrolli është duke vazhduar, edhe gjatë fundjavës, me të njejtin intensitet.Ndërsa, mbrëmë në Lazarat, Policia ka arrestuar edhe tre persona të tjerë, njeri prej të cilëve me moshën, më të vogël, 21 vjeç, i akuzuar për goditje me armë kundër policisë. Dy të tjerët, 30 dhe 69 vjeç, janë akuzuar për armëmbajtje, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.Policia e Shtetit njoftoi sot se mbrëmë është arrestuar 21-vjeçari Minush Asllan Brahimi nga fshati Lazarat, pasi dyshohet se ka qëlluar më armë ndaj forcave të policisë gjatë ditëve të operacionit;Po ashtu, u arrestua 30-vjeçari Gjirit Shaqo Malaj, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të banesës së tij i janë gjetur e sekuestruar një sasi lëndë narkotike, një sasi fishekësh dhe një tytë arme e prerë. Gjithashtu, në shtëpinë e tij u gjendën edhe inkubatorë, llampa tharjeje etj..I treti i arrestuar është 69-vjeçari Laçe Zane Koli, edhe ai banues në Lazarat, pasi akuzohet për veprat penale “prodhim e shitje e narkotikëve”, “kultivim i bimëve narkotike”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “mbajtje pa leje e armëve te gjahut”.Më tre arrestimet e fundit, shkon në 21 numri i personave të prangosur në fshatin simbol të drogës që prej nisjes së aksionit policor në Lazarat.Ndërkaq, të dhënat e fundit flasin për 39 ton hashash të sekuestruar dhe rreth 112 mijë bimë kanabis të asgjësuara.Por, Lazarati ka rezultuar se nuk ka qënë vetëm “mbretëria e hashashit”, por edhe fshati i drogave të rënda. Kështu, policia ka sekuestruar 8 pako me heroine, ndërsa u zbuluan edhe 5 laboratorë nga të cilët dy për përpunimin e bimëve narkotike dhe tre për përpunimin e vajit të hashashit si dhe dy inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.Çdo ditë që kalon shtohet sasia e armatimit të rëndë dhe të lehtë që sekuestrohet: dy snajperë, një mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, shtatë mitrolozë, dy antitanke, një mortajë dhe dy granatëhedhës, gjashtë pistoleta dhe 98 armë zjarri automatikë.Mes objekteve të sekuestruara është dhe një kasafortë, për të cilën do të bëhet kqyrja, por edhe dokumenta identitetesh të ndryshme, mes tyre dhe një kartë e shtetësisë serbe, uniforma policie, ndërsa janë bllokuar për verifikim të mëtejshëm, 11 mjete të tjera me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 10 automjete bosh.ar.sh/Oranews.tv