Pogradeci turistik hyn në të dhjetin vit me unazën e prishur nga ujërat e zeza

Pogradec - Prej 10 vjetësh, unaza e qytetit të Pogradecit nuk i eshtë nënshtruar asnjë rikonstruksioni nga ana e Qeverisë.Me qindra familje që jetojnë përgjatë këtij aksi nacional, duhet të përballen çdo ditë me probleme të shumta që kjo rrugë shfaq, që nga pluhuri në verë e deri tek balta në stinën e dimrit.Nga viti në vit, situata është agravuar edhe më tepër, gropat janë thelluar edhe më shumë ndërsa pushteti lokal ndihet i pafuqishëm për ta përmiresuar sadopak gjendjen e saj, për vetë faktin se për këtë aks rrugor prej vitesh nuk është lëvruar asnjë fond.Akoma më shqetësuese është situata për drejtuesit e mjeteve, makinat e të cilëve duhet t'i nënshtrohen serviseve çdo tre muaj.Por, nga ana tjetër, mungesa e rrugës ka bërë që të mos rehabilitohet as sistemi i ujërave të zeza, duke e bërë atë të pakalueshme, por mbi të gjitha, rrezik sëmundjesh për fëmijet e vegjël.Drejtues të bashkisë së Pogradecit nuk japin asnjë zgjidhje për situatën e krijuar, për vetë faktin se ky aks rrugor është nën juridiksionin e Drejtorisë së Rrugëve Nacionale dhe jo të vetë bashkisë, pavarësisht se me dhjetra herë kjo bashki ka paraqitur projekte të shumta për rehabilitimin e saj, deri me sot asnjeri prej tyre nuk është miratuar.Oranews.tv