Pasi lundron në Kanionet e Skraparit, Rama: Ja fotot e udhëtimit magjik
Skrapar –Kryeministri Rama ka publikuar sot, albumin e plotë të fotografive të bëra gjatë lundrimit në kanionet e Skraparit sëbashku me kreun e Kuvendit, Ilir Metën.Rama shkruan: “Albumi ekskluziv i një udhëtimi fantastik në dejet e një skulpture milionavjeçare të natyrës shqiptare. E paharrueshme dhe e përsëritshme, lehtësisht pak orë larg Tiranës!”Të shtunën, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duket se ia ka mbushur mendjen edhe Kryeministri Rama të veshë kostumin e ujit dhe të bëjë “rafting” në kanionet e Skraparit për t'u ndalur pastaj tek Ura e Kasabeshit, një monument kulture i shekullit XVII.Ashtu si edhe ambsadorët e huaj, edhe Kryeministri ka kaluar një fundjavë fantastike gjatë udhëtimit me kanoe përmes ujërave të vrullshme të kanionit. Pasi përjetoi eksperiencën e parë të “rafting” Rama ftoi qytetarët të shijojnë një bukuri të rrallë të natyrës.“U ndjeva shumë keq që mu desh të bëhem 50 vjeç për t’i parë kanionet, por pastaj u ngushëllova kur më thanë që edhe Iliri i ka parë këtë vit”, tha Rama“Kanionet e Skraparit, një eksperiencë e re e Shqipërisë magjike nga një kënd që s'e kemi parë kurrë!Mos e humbisni!”
Por për të ndihmuar turizmin e zonës Rama së bashku me kryetarin e Kuvendit përuruan rrugën e kanioneve."Të dyja këto lugina të mund të lidhen me këtë infrastrukturë dhe pastaj numri i turistëve që është rritur vit pas viti të shumëfishohet, realisht potenciali është i gjithi këtu ne na duhet vetëm që të përqëndrohemi dhe ta zhvillojmë këtë potencial duke qenë të bindur se dhe reforma administrative territoriale do të jetë një nxitje e fortë për të fokusuar mirë fondet dhe për të punuar në mënyrë racionale me prioritet", tha Rama.Kreu i Kuvendit Meta përshëndeti kryeministrin për vëmendjen që qeveria i kushton turizmit dhe vitalizimit të kësaj zone.“Kjo rrugë e re përfaqëson një shpresë të madhe, për të ardhmen dhe perspektivën dhe unë mendoj se me këtë vision të ri që kemi për mjedisin, për natyrën për turizmin, absolutisht që ne kemi nje resurs të ajshtëzakonshëm për ta shndërruar këtë luginë të Osumit në një burim të jashtëzakonshëm mirëqenie për të gjithë komunitetin”, u shpreh Meta.Ndërkohë që për lundrimin, Rama ka shkruar edhe në rrjetin social Twitter:“Faleminderit skuadrës së Zamos e Blerinës, që na shoqëruan në udhëtimin fantastik dhe Ilirit, që na bëri këtë surprizë.”“Zamiri, emigranti që u kthye 10 vjet më parë nga Italia, për t’i bërë kanionet të famshme e sot pret turistë,që shtohen,” - komenton Rama për shoqëruesin e tij në fotografi.E në përfundim, “kanionet e Skraparit, një eksperiencë e re e Shqipërisë magjike nga një kënd që s'e kemi parë kurrë! Mos e humbisni! Fotot s’e tregojnë dot kurrë, madhështine e këtij tuneli natyror parahistorik nën qiell të hapur! Vizitojeni e do ta besoni,”- ka ftuar ai duke vazhduar lundrimin.Në fund të vizitës në Skrapar, Rama ka parë edhe Urën e Kasabashit të shek. 17. Ai premton se "me planet tona, prurja turistike e zonës dhe ekonomia do të rriten fort." ar.sh/Oranews.tv