Sarandë, rinovohet kompleksi i notit, i jepet emri i trainerit Esat Mamaca

Sarandë - Pas përfundimit të investimit për pishinën natyrale të notit, mesditën e djeshme, këtij kompleksi sprotiv i është dhënë emri i Esat Mamacës, trajnerit simbol të sportit të notit në Sarandë.Në ceremoninë e organizuar, merrte pjesë kryetari i Bashkisë Stefan Çipa, drejtori i përgjithshëm i Raiffeisien Bank, Cristian Canacaris, nënprefekti Ilir Hysi, bashkëshortja Luiza Mamca, mësues, intelektualë e notarë veteranë dhe të moshave aktive, që vijojnë traditën e ushtrimit të sportit të notit në këto mjedise.Stefan Çipa dhe Cristian Canacaris prenë shiritin e këtij kompleksi sportiv të rehabilituar, falë financimit të Raiffeisen Bank, prej 30 mijë euro."Me këtë kompleks krijohet çdo mundësi që noti të kthehet në shtëpinë e tij në Sarandë", - u shpreh kryebashkiaku Stefan Çipa ndërsa ka falënderuar zotin Canacaris për mbështetjen, si dhe brezat e notarëve që i dhanë emër Sarandës në këtë lloj sporti.Donatori Canacaris tha se ndjehet i lumtur që me këtë investim, të kërkuar nga Bashkia e Sarandës, mund të krijohen kushte për rizgjimin e një tradite të bukur të këtij qyteti. “Ky është investimi i duhur në vendin e duhur”, u shpreh zoti Canacaris."Jam shumë e emocioniuar për nderin që i bëhet familjes sime," - është shprehur Luiza, bashkëshortja e Esat Mamaca, ndërsa ka falënderuar kryetarin e Bashkisë për respektin që ka treguar duke përjetësuar emrin Esat Mamaca tek Kompleksi i Notit.Pjesë e ceremonisë së organizuar ishin edhe garat e notit që u zhvilluan në kushte të pakrahasueshme me më parë. Garuan disa bateri notarësh të rinj, femra e meshkuj, pjesë e ekipeve zinxhir të notit, që stërviten në pishinën natyrale. Garuesit më të mirë u nderuan me kupa e medalje.Të pranishmit vizituan mjediset e kompleksit sportiv dhe lidhjen natyrale të tij e të qytetit me terminalin e portit të udhëtarëve.Kompleksi ka një fasadë, në të cilën është gdhendur basorelievi që simbolizon zhvillimin e sportit të notit në Sarandë, mbi të cilin është vendosur emërtimi i këtij kompleski "Esat Mamaca".ar.sh/Oranews.tvesat mamaca