Lezhë, Zyra e Punës pret oferta nga turizmi, kërkohen punonjës të kualifikuar

Lezhë - Fuqizimi i bashkëpunimit midis sektorit privat në fushën e turizmit dhe Shërbimit Publik të Punësimit është bërë pjesë e diskutimit mes biznesit dhe Zyrës së Punës në Lezhë.Drejtori i kësaj zyre, Fatmir Delishi, tha se rezultatet e këtij bashkëpunimi të deritanishëm kanë qënë të frytshme por ka gjithnjë vend për rritje të këtij bashkëpunimi.Sipas tij, janë këto bashkëpunime që afrojnë punëmarrësit me punëkërkuesit e kualifikuar.Rritja e cilësisë së shërbimit në sektorin e turizmit përbën fokusin kryesor ,por Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Punësimit, Neshat Zeneli, ka kërkuar nga biznesi që të jetë i pranishem me sugjerime dhe rekomandime konkrete.Bashkëveprimi i shtetit me sektorin privat në këtë rast do të mundësojë identifikimin e pikave të dobëta si dhe do të jetë mbështetje në përpunimin e një platforme bashkëpunimi në nivel rajonal.ar.sh/Oranewst.tv