Si u festua te sheshi “Skëndërbej”, të gjithë urojnë për një vit të mbarë
Tashmë është kthyer në një traditë. Shqiptarët preferojnë ta kalojnë natën e nderrrimit të viteve në shtëpitë e tyre, e për të numëruar sekondat e fundit të vitit që lemë pas, zgjedhin ti drejtohen sheshit kryesor të Tiranës, e më tej pabeve të kryeqytetit, për të qendruar deri në agim.Urimi për një vit më te mbarë e të sukseshëm se ai që lamë pas është ai që mbretëron në urimet e çdo shqiptari.Ceremonia e fishekzjarreve në qendër te qytetit solli një atmosfere krejt të vecantë për Tiranën.Për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike në këtë orar që ka grumbullim të qytetarëve strukturat e policisë kanë qenë në gadimshëri të plotë. Për të kontrolluar situatën ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.Gjatë momentit të festimeve nga strukturat policore është bërë ndalimi i 2 personave për armëmbajtje pa leje, ndërsa nuk është shënuar asnjë incident.