Berisha viziton fëmijën e parë, nuk i shmang deklaratat politike

Berisha viziton fëmijën e parë te "Mbretëresha Geraldinë", garanton zgjedhje të lira dhe të ndershmeZgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky ka qenë premtimi për këtë fillim të 2013-tës nga kreu i qeverisë Sali Berisha për qyetarët shqiptarë. Deklaratën Berisha e bëri pas vizitës në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë", ku i uroi mirëseardhjen fëmijës së parë për këtë vit.“I uroj Roit një jetë të gjatë të lumtur. Dhurata ime modeste ishte një kartmonedhë argjendi në të cilën  ishte gdhendur deklarata e pavarësisë. Jam këtu për të falenderuar të gjithë punonjësit e spitaleve dhe materniteteve të cilët kanë qëndruar mbrëmë në krye të detyrës, përshëndetje të vecantë për ushtarët tanë në Afganistan. Dua ti garantoj ata se mendja dhe  zemra jonë është gjitmonë me ta. Uroj për të gjithë shqiptarët një vit të mbarë, vit në të cilin të realizojnë qëllimet e tyre, uroj që këtë vit cdo shqiptar të kontribuojë me projektin më madhështor për këtë shekull”Të bashkohemi me Europën, të bashkohemi me njëri-tjetrin”. Le të jetë 2013, viti që të firmosim për horizontin e ri, që në 23 qershor të nënshkruajmë rrëzimin e murit të bllokimit. Shqiptarët kanë mundësi të dëshmojnë me zgjedhje të lira dhe të ndershme se janë zotërit dhe vendimarrësit kryesorë të fateve të tyre”tha Kryeministri.Në maternitetin "Mbretëresha Geraldina", fëmija i parë lindi në orën 05:20, është djalë dhe quhet Roi Tola. Shefi i kabinetit qeveritar uroi familjen Tola për ardhjen në jetë të djalit të tyre në ditën e parë të 2013.Ndërkaq në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet ka qenë vogëlushja Fjona, fëmija i parë i vitit 2013. Fjona e vogël, e lindur nga mamaja Silvana, është banore e Tiranës dhe i dha mirëseardhjen Vitit të Ri rreth orës 00:05 minuta të datës 1 janar 2013-të.Mësohet se lindja u krye me anë të ndërhyrjes cezariane në në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ të Tiranës, ndërsa bluzat e bardha bëjnë me dije se fëmija lindi me një peshë normale, 2.9 kilogram dhe së bashku me nënën janë në gjendje të mirë shëndetësore.