Arvizu flet për Kuvendin dje: Komedi. Forca e një shoqërie s'janë politikanët
Tiranë- Seanca e djeshme parlamentare, e cila u shoqëruar me jo pak tensione, dhe ku ish kryeministri Berisha përdori fjalor fyes në drejtim të bashkëshortes së një minitri nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së Ambasadorit amerikan të akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ai e ka cilësuar "një komedi."Arvizu ka shfrytëzuar sot një leksion të hapur me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, për të dhënë mesazhin se forca e çdo shoqërie dhe vendi nuk është pasuria dhe politikanët që ai ka, por familja dhe komuniteti.“Forca e çdo shoqërie e cilitdo vendi nuk është pasuria dhe politikanët që ai ka, mund ta them këtë edhe për komedinë që çdo të enjte shikojmë, siç ishte komedia e djeshme në Parlament. Forca e çdo shoqërie është familja e komuniteti, ndaj është me rëndësi që ato të bëhen të fortë e të kenë kurajo, shpresë e besim” është shprehur Arvizu.