Lazarati, parajsa e trafikantëve me kanabis e arsenal armësh. Në 6 ditë u asgjësuan 31 ton marijuanë

Lazarat – Një parajsë e vërtetë për trafikantët fshihej në fshatin 240 km larg Tiranës. Kur policia është në ditën e 6 të operacionit dhe ka kontrolluar vetëm 235 shtëpi e magazina, totali i marijuanës së sekuestruar i kalon 31 tonët, ndërsa numri i rrënjëve, bimë e fidanë, mbi 107 mijë.Krahas tyre, janë zbuluar dhe 4 laboratorë, nga të cilët, dy për përpunimin e bimëve narkotike dhe dy për përpunimin e vajit të hashashit si dhe mjete të tjera pune, si presa.Ata që bëjnë kontrollet në banesa thonë se pak a shumë e prisnin të sekuestroheshin sasira të mëdha droge, por ajo që i ka habitur më shumë, ka qenë arsenali i vërtetë i armëve që fshihej në shtëpitë e fshatit. Vështirë për t’u numëruar me detaje çdo lloj arme, nga më të rëndat deri ato më të lehtat."Në fillim të operacionit askush nuk mendonte të kishte aq shumë. Tani prioritet përveç asgjësimit të kanabisit është pikërisht sekuestrimi i këtij arsenali me armë që gjendet brenda fshatit Lazarat" thotë një burim policor.Një parajsë e vërtetë, miliarda euro pasuri, që fshihej pas mureve të larta, që sot po zbulohet nga policia dhe që i takon institucioneve të drejtësisë t'i provojnë dhe vërtetojnë "se çfarë ka ndodhur në Lazarat dhe për t’i treguar opinionit publik se çfarë vlerash monetare ka prodhur ky vend" do të thoshte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi.Madje polici filmon me foto çdo parcelë, çdo veprim për të vërtetuar atë që sot ishte Lazarati.Nisur vetëm nga sasia e marihuanës së kapur në 6 ditë, kur policia ka kontrolluar afërsisht ¼ e komunës së mbjellë me drogë, parashikimi nuk duket dhe aq i vështirë dhe fitimi apo humbja, më saktë, për fshatin kultivues mund të krahasohet me falimentimin e një banke.Në nisje të operacionit, njera nga mediat e njohura ndërkombëtare “Daily Mail”, nën titullin “meka e marijuanës në flakë, trafikantët djegin 3 miliardë paund drogë” e kishte vetëm për 13 ton marihuanë. Por, nëse bëjmë përllogaritjen tjetër për 30 ton, çfarë mund të thuhet?!Policia e Shtetit do të japë shifra të sakta në përfundim të këtij operacioni, shifra që do t’i tejkalojnë hamëndesimet “Daily Mail” për një “Mekë marijuane” dhe do të vërtetojnë se bëhet fjalë për parajsë fitimi në një "ishull" që për më shumë se dy dekada ishte i izoluar të Shqipërisë.Të dhënat e sotme nga PoliciaPolicia ka vijuar sot kontrollin e banesave dhe asgjësimin e parcelave me kanabis, dhe sasive të lëndëve narkotike që gjenden në banesat e komunës Lazarat.Gjatë ditës së sotme nga strukturat e Policisë së Shtetit deri në orën 17:40 policia thotë se janë kontrolluar105 ambiente të ndryshme (banesa, stane, magazine) në territorin e fshatit Lazarat.- janë kontrolluar 105 ambiente të ndryshme (banesa, stane, magazine) në territorin e fshatit Lazarat.- janë gjetur e asgjesuar 7 ton e 448.7 kg marijuanë- janë gjetur e asgjesuar 25.870 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa- janë sekuestruar 32 armë zjarri automatikë e pushkë,- janë sekuestruar 4 pistoleta- janë sekuestruar 2 armë të vjetra-është sekuestruar 2 mitroloz dhe 1 antitank dhe 1 granatëhedhës-janë sekuestruar 29.750 fishekë, si dhe 9 arka me fishekë dhe 13 kaseta me fishekë- janë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 10 automjete bosh- janë sekuestruar 4 kuti predha granatëhedhësi, 3 granata, 4 kallëp tritol- janë sekuestruar 2 presa kanabisiDeri në orën 13:00 rezultatet e operacionit të policisë në Lazarat ishin këto:- janë gjetur e asgjesuar 2 ton e 10.1 kg marijuanë- janë gjetur e asgjesuar 9385 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa- janë sekuestruar 11 armë zjarri automatikë e pushkë- janë sekuestruar 4 pistoleta-është sekuestruar 1 mitroloz dhe 1 antitank dhe 1 granatëhedhës-janë sekuestruar 20.250 fishekë- janë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 2 automjete bosh- janë sekuestruar 4 kuti predha granatëhedhësiLazarati zgjohet i qetë, mes gëzhojave dhe policisëLazarati është zgjuar më i qetë sot, por prania e policisë vazhdon të jetë e madhe.Prej pasdites së djeshme nuk ka të shtëna, dhe policia e Shtetit thotë se është prezent tashmë në të gjithë Komunën e Lazaratit, duke mbajtur nën mbikqyrje situatën dhe duke ofruar rend e siguri për banorët.Deri ditën e djeshme janë kontrolluar 130 banesa ndërsa sot policia vijon të kontrollojë dhe banesat e tjera.Gjithashtu ka rifilluar veprimet në të gjithë komunën për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike dhe më pas asgjësimin e tyre, gjetjen dhe asgjesimin e sasive të lëndëve narktoike. Po ashtu vazhdon të sekuestrojë armë të kalibrit të rëndë, si dhe sasi të mëdha fishekësh antitanku mitrolozi dhe armësh të tjera.Postoblloqet vazhdojnë të qëndrojnë në Kordhocë e Dervican dhe punohet për arrestimin e personave që kundërshtuan dhe qëlluam me armë forcat e Policisë së Shtetit.Sekuestrohet antitanku ne qendër të Lazaratit Gjatë ditës së sotme në ambientet mbi depon e ujit në qendër të fshatit Lazarat është sekuestruar edhe 1 antitank, 1 mitroloz dhe sasi e madhe fishekësh e municioni mitrolozi, antitanku, e armësh të tjera.Po sot është arrestuar edhe Telha Ramazan Gjyli, pasi gjatë kontrollit të zhvilluar dje nga policia në banesën e tij në fshatin Lazarat u gjetën e sekuestruan 590 fishekë, nga të cilët 520 fishekë Ak-47 dhe 70 fishekë pistolete TT. Po ashtu i janë sekuestruar dhe 23 karta telefonike sim, 4 telefona celular, dy targa të huaja etj.Policia bën bilancin 5 ditorJanë kontrolluar mbi 130 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës.U asgjësua një sasi mbi 23 ton e 404.1 kg kanabis sativaU asgjësuan Rreth 81.300 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanëJanë gjetur dhe 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit ,Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, nga të cilat 17 armë të rënda, si dhe 2 armë gjahu.15 persona të arrestuar të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, prodhim e shitje të narkotikëve, kundërshtim të punonjësve të policisë, për shkatërrim prone apo mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak.Prokuroria dokumenton provat  Nga grupet e posaçme po vijon kryerja e veprimeve hetimore e procedurale duke fiksuar çdo provë materiale. Të gjitha këto veprime po kryhen nën orientimin e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Drejtorisë për Krime të Rënda në Policinë e Shtetit.sg/oranews tv online/