Komisioni Europian: "Lazarati" i suksesshëm të intensifikohet më tej, prokuroria të veprojë menjëherë
Tiranë - Komisioni Europian, jo vetëm që ka vlerësuar maksimalisht operacionin e Policisë shqiptare në Lazarat, por ka kër kërkuar që të intensifikohet më tej, pasi këtë e kërkon lufta kundër drogës dhe të ndiqet menjëherë nga ana e prokurorisë dhe gjykatave, pasi ky është edhe thelbi .Në një njoftim të publikuar prej tij, Komisioni Europian shprehimisht deklaron:"Komisioni përshëndet operacionin e suksesshëm të policisë ditën e hënë kundër një plantacioni me kanabis në fshatin Lazarat në jug të Shqipërisë dhe në rrethinat e tij. Kjo tregon qartë vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar.Sigurisht që lufta e Shqipërisë kundër drogës duhet intensifikuar më tej, por aksioni i djeshëm tregon se Shqipëria është në udhën e duhur, siç nënvizohet në raportin e qershorit të Komisionit.Ndjekja e menjëhershme dhe efektive nga ana e prokurorisë dhe gjykatave është esenciale,"- theksohet në përfundim,armanda shtembari/Oranews.tv