Posta Shqiptare marrëveshje me ambasadën italiane për legalizimin e dokumentave të studentëve
Posta Shqiptare dhe Ambasada Italiane, në Tiranë kanë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi, për kryerjen e shërbimit postar ekspres të legalizimit të dokumentave të studentëve shqiptarë.Drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Cela tha se kjo marrëveshje do t'iu vijë në ndihmë studentëve, për të aplikuar në universitetet italiane."Pas paraqitjes fillestare që do të kenë studentët në Ambasadën Italianë, gjithë dorëzimin e dokumentacionit për të marrë përgjigjen përfundimtare do të bëhet pranë zyrave postare dhe aty do të marrin edhe dokumentat, pashaportën dhe përgjigjen përfundimtare. E gjithë kjo do të jetë me një sistem të unifikuar pagese dhe është tregues i vullnetit tonë si posta shqiptare për t'i shërbyer sa më mirë shtresave të tilla siç janë edhe studentet", tha Çela.Ndërsa ambasadori Italian në Tiranë, Massimo Gaiani tha se nga marrëveshja e nënshkruar është bërë e mundur dërgimi dhe legalizimi i dokumentacionit të nevojshëm brenda një kohe relativisht të shkurtër.Kjo u shpreh ndër të tjera ambasadori Gaiani, do të mundësohet edhe me një kosto mjaft të ulët nga ana e studentëve.Ndërkohë drejtori i Postës Shqiptare dhe ambasadori Italian ranë dakord që ta zgjerojnë edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.