VIDEOLAJM/ Lypësat e Tiranës tregojnë xhepat: Ja sa lekë fitojmë në ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2014, 22:27
Pas deklaratave të ministrit Erion Veliaj se fëmijët që lypin në rrugë fitojnë 100 mijë lekë të vjetra në ditë, kamera e “Alarm” ka shkuar në disa zona të kryeqytetit ku romët dhe fëmijët e rrugës tregojnë xhepat me lekët që fitojnë në ditë.Të pyetur nga gazetarja e “Alarm”, lypësat në rrugë janë shprehur se nuk fitojnë aq lekë sa ka thënë Veliaj. Ata i kanë kërkuar ministrit Veliaj t’i takojë dhe t’i tregojnë ata sesa lekë fitojnë.Në ditën ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve, ministri Veliaj tha se skllavëria moderne është shfrytëzimi i fëmijëve për të punuar dhe se lypja është një biznes që duhet eliminuar.