SHBA, i dënuari vdes herën e dytë, pas dështimit të injeksionit të parë
SHBA - Shteti amerikan i Xhorxhias ka kryer ekzekutimin e parë në SHBA, pas dështimit me injeksionin vdekjeprurës në Oklahoma në prill të këtij viti.Marcus Wellons, i cili përdhunoi dhe më pas vrau një 15-vjeçare në vitin 1989, vdiq si pasojë e injektimit të një medikamenti në orët e vona të së martës.Pak kohë më pas, edhe John Winfield u ekzekutua në Misuri për dy vrasje.Dy të burgosurit ishin ndër tre personat që do të ekzekutoheshin brenda 24 orëve, por dështimi i një rasti në Oklahoma pezulloi 9 ekzekutime të planifikuara 7 javë më parë.Një minutë para ekzekutimit, Wellons ka kërkuar të dijë se nga vinin medikamentet që përdoreshin për vrasjen, një ankesë që iu rrëzua nga Gjykata e Lartë.Ai u shpall i vdekur në orën 23:56 minuta me orën lokale, një orë pas nisjes së ekzekutimit, siç deklaroi zëdhënësi i ekzekutimeve në Xhorxhia. Sipas tij, operacioni u krye me sukses, pa ndonjë ndërlikim të dukshëm.Ndërsa, Winfield u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës vetëm pas mesnatës të së mërkurës, rreth orës 5:00 të mëngjesit. Ekzekutimi i tij ndodhi për shkakun se ai kishte vrarë dy gra në vitin 1996.Autorietet në Oklahoma pezulluan ekzekutimin e Clayton Lockett në prill, pasi ai nisi të bënte zhurmë dhe më pas vdiq nga një atak në zemër në më pak se një orë.Ashtu si Oklahoma, Xhorxhia dhe Misuri nuk pranojnë të deklarojne burimin e ilaçeve që përdorin për ekzekutimet me vdekje. Ata gjithashtu nuk japin informacione se ku janë bërë testet e këtyre medikamenteve.Avokatët e Wellons si dhe të tjerë të dënuar me vdekje e kanë denoncuar një gjë të tillë në Gjykatën e Lartë.Xhorxhia dhe Misuri, në injeksionet vdekjeprurëse, përdorin një qetësues të quajtur pentobarbital, kurse Florida përdor një kombinim të drogave si hidroklorid, midazomal, vekuronium bram dhe klorid kaliumi.Oranews.tv