Policia bën bilancin e drogës në 10 ditë: 22 kg heroinë, 7 kg kokainë e mbi 12 ton marijuanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2014, 19:56
Tiranë - Policia ka bërë një bilanc të drogës së sekuestruar apo asgjesuar 10 ditët e fundit.Nga ky bilanc, rezultojnë të jenë kapur mbi 22 kg heroinë; mbi 7 kg kokainë dhe mbi 12 ton e gjysëm, marijuanë. Vetëm në Lazarat, sasia e kapur dhe e asgjesuar është mbi 11 ton e 300 kg.Po ashtu janë asgjesuar mbi 106.000 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa dhe fidanë kanabis sativa, ku rreth rreth 70.000 mijë rrënjë janë asgjesuar në fshatin Lazarat.Oranews.tv